Partizani sfidon Mariborin, sa shumë diferenca para Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 12:56

Partizani sfidon Mariborin, sa shumë diferenca para Europës

Partizani e nis në shtëpi aventurën euro piane, ku më 12 korrik, ora 17:30, në stadiumin “Selman Stërmasi” pret Mariborin në kuadër të turit të parë të Ligës së Europës. Skuadrat vijnë në këtë duel me diferenca të dukshme sa u përket përgatitjeve të kryera në fazën përgatitore, por edhe cilësisë që lojtarëve që mbartin.

partizani

Sllovenët janë shumë para me përgatitjet, pasi edhe kampionatin e nisin më herët, pas përfundimit të dy ndeshjeve me të kuqtë. Ndërsa Partizani e nisi me ngadalë punën, pasi konfirmimi për të marrë pjesë ndodhi pak ditë para hedhjes së shortit të Ligës së Europës. Sllovenët vijnë në takimin e 12 korrikut me 8 ndeshje miqësore të luajtura në fazën përgatitore, ku kanë regjistruar 6 fitore dhe 2 barazime, me një golavarazh “të frikshëm”, 30 gola të shënuar dhe 5 të pësuar.

partizanii

Ndërsa të kuqtë e konkurrojnë Mariborin me një miqësore, ku goli i fitores, i shënuar nga Labinot Ibrahimi ndaj Makedonja Gj.P., duhet të sfidojë 30 golat e gjigantëve të futbollit slloven. Thjesht analizimi i këtyre situatave që kanë kaluar dy klubet në këtë periudhë, tregon qartë disnivelet mes Partizanit dhe Mariborit. Sllovenët janë një klub që kanë marrë pjesë rregullisht në sezonet e fundit në Europë, ku kanë hyrë dy herë në fazën e grupeve në Champions.

partizani

DARKO MILANIÇ

Trajneri i Mariborit, Darko Milaniç, në një prononcim për sajtin e klubit, ka bërë rezymenë e përgatitjeve verore, ku në përgjithësi është i kënaqur dhe në fund ka folur edhe për Partizanin. “Jemi të informuar për kundërshtarin, i cili sapo është kthyer nga faza përgatitore në Maqedoni. I kemi parë në miqësoren që zhvilluan të mërkurën në Ohër.

Darko+Milanic+Sevilla+v+NK+Maribor+UEFA+Champions+S0ktq7kPau9l

Janë thuajse njëlloj si në ndeshjet e mëparshme që kanë zhvilluar në kampionat, pasi nuk kanë ndryshuar shumë në përbërje. Në Tiranë pres një ndeshje sfiduese, pasi kundërshtari është mirë taktikisht, ka një strategji të qartë dhe del shpejt në sulm. Ne kemi nevojë për përqendrim dhe të tregojmë veten në nivelin e duhur”, u shpreh trajneri Darko Milaniç për sfidën me Partizanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"