Partizani rifillon përgatitjet anti-Kukësi, Bardhi stërvitet me grupin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2018 | 15:25

Partizani rifillon përgatitjet anti-Kukësi, Bardhi stërvitet me grupin

Skuadra e Partizanit ka nisur përgatitjet për ndeshjen që do të zhvillojë këtë fundjavë me Kuksin e vendit të 2-të. Nga të kuqtë kjo ndeshje është vlerësuar maksimalisht sepse është e rëndësishme për fatet e sezonit. Trajneri Dalipi ka nisur stërvitjen në “Qëndrën Stërvitere të Ekipeve Kombëtare” që ndodhet në Kamëz.

bardhi

Të gjithë lojtarët kanë qenë nën urdhërat e tij. Lajmi i rëndësishëm është se Jurgen Bardhi ka kryer seancë stërvitore normale, duke iu bashkuar grupit të futbollistëve të tjerë. E vetmja mungesë ndaj veri-lindorëve është ajo e Labinot Ibrahimit i cili ka plotësuar numrin e kortonëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"