Partizani nis punën për Vllazninë/ Maget vonohet dhe merr kritika, zbehen shanset për Hadrojn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 13:24

Partizani nis punën për Vllazninë/ Maget vonohet dhe merr kritika, zbehen shanset për Hadrojn

Partizani ka lënë pas barazimin me Laçin dhe ka nisur një javë intensive në funksion të ndeshjes së të dielës kundër Vllaznisë.

partizani

Kjo sfidë mund të quhet më e rëndësishmja e luajtur deri më tani, pasi diskutohet vendi i dytë. Partizanit i bën punë vetëm fitorja, ndërsa Vllaznia do të pajtohej edhe me një barazim. Stërvitja e djeshme nisi në orën 17:30, me lojtarët, që kishin zbarkuar më parë në fushë.

VIZITOR – Djali i Alban Hoxhës, Beko, kishte shoqëruar të atin dje në stërvitje dhe para nisjes ai hyri në fushë, ku nuk iu nda topit. Skuka dhe zëvendëstrajneri Plaku nuk hezituan të argëtoheshin me Bekon për disa minuta. Kur stërvitja nisi, ai u transferua në tribunë dhe nuk ia ndante sytë babait të tij. Para seancës ranë në sy veprimet e Atanaskoskit dhe Mikuliç, të cilët ishin të vetmit që bënë ushtrime nxehjeje seancës. Nga ana tjetër, ndihmëstrajneri Kalari kishte misionin për të firmosur një fanellë dhe iu desh t’i kërkonte nga një autograf gjithë ekipit.

MUNGESAT – Andi Hadroj nuk ishte i pranishëm as në stërvitjen e djeshme. Burime pranë klubit bëjnë me dije për gazetën se shanset që mbrojtësi të luajë kundër Vllaznisë janë shumë të vogla. Ende nuk ka një përgjigje ekzakte rreth dëmtimit të pukjanit, por mundësia që të jetë gati për të dielën është minimale. Dyshohet se Hadroj ka tërheqje të gradës së parë. Dje në fushë nuk zbriti as Adnard Mehmeti, i cili vijon rikuperimin nga tërheqja muskulore e gradës së dytë, e cila duket se po i merr më shumë kohë seç pritej. I vetmi që u stërvit i veçuar nga lojtarët e pranishëm ishte Altin Bytyçi, që ka nisur vrapimet intensive. Mbrojtësi duket drejt një rikthimi rekord.

MAGET – Të gjithë lojtarët zbarkuan në fushë para startit të stërvitjes, por ndryshe ndodhi me Maget Gueje, i cili iu bashkua ekipit 3-4 minuta pas nisjes së stërvitjes. I riu vjen gjithnjë me autobusin e ekipit dhe nuk ka vonesa në lidhje me mbërritjen në kompleks, por duket se i ka marrë pak më shumë kohë se zakonisht përgatitja për stërvitje. Pasi zbarkoi në fushë, dukshëm në siklet, Maget takoi nxitimthi stafin dhe më pas Shehin. Ky i fundit nuk ngurroi t’i kërkonte llogari me qetësinë e tij të zaTë dielën, në “Air Albania” Tani është vendosur, ndeshja e së dielës mes Partizanit dhe Vllaznisë do të luhet në “Air Albania” në orën 20:00. Dje klubi i Partizanit dhe FSHF-ja kanë marrë vendimin, duke shtyrë me dy orë edhe orarin e sfidës, për ta bërë sa më të përshtatshme për tifozët duke qenë se është fundjavë, moment perfekt për të pasur sa më shumë tifozë në stadium. Vetë natyra dhe rëndëMe Vllazninë sia e ndeshjes bën që të kenë më shumë interes se zakonisht. konshme, teksa Maget i dha sqarimin e tij. Më pas trajneri e lejoi mesfushorin t’i bashkohej shokëve normalisht në seancë.

RAMA – Nuk ndodh shumë shpesh, por dje në stërvitje zbarkoi edhe drejtori i përgjithshëm Olsi Rama. Ai zbriti në fushë dhe takoi të gjithë lojtarët një nga një. Më pas, kur ekipi ishte nën patronazhin e trajnerit atletik, Vullnet Manushi, drejtori u ndal me Shehin dhe konsumuan një bisedë së bashku, para se të niste ana taktike e seancës.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"