Partizani “ngrin” Solomonin, drejtuesit izolojnë klubin edhe nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 0:31

Partizani “ngrin” Solomonin, drejtuesit izolojnë klubin edhe nga…

Partizani ka vendo sur të punojë në heshtje për përgatitjen e derbit të 156-të të kryeqytetit. Barazimi 2-2 me Bylisin në “Air Albania” e ka lënë pa fjalë Partizanin, kështu që po bëhet e pamundura që lojtarët të mos shpërqendrohen dhe të jenë sa më të fokusuar te dueli me Tiranën. Gjatë ndeshjes, por edhe në përfundim të saj, një lumë kritikash ranë mbi sulmuesin Theofilus Solomon. 

solomon

Madje edhe vetë trajneri Sormani u irritua pa masë me nigerianin pas pësimit të golit të parë, që erdhi nga gabimi i tij në kontrollimin e topit. Kritikat e shumta dhe gabimet mund të bëjnë që Theofilus Solomon ta nisë nga stoli derbin e të premtes. Shkëndijat e para të kësaj lëvizjeje u panë edhe dje në përfundim të seancës stërvitore. Pas përfundimit të seancës së planifikuar, trajneri Sormani ka mbajtur në fushë sulmuesit për të punuar më shumë me shpresën e përmirësimit të shënjestrës.

teofilius solomon

Ajo që ra në sy në këtë punë shtesë me sulmuesit ishte mungesa e Solomonit. Trajneri nuk e ka mbajtur nigerianin dhe programin shtesë e ka kryer vetëm me këta sulmues, Jurgen Bardhin, Erald Çinarin, Brajan Braunin dhe Tedi Carën. Ndërsa Solomon iu drejtua dhomës së zhveshjes së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Pra, te “demat” ekziston një plan për formacionin  anti-Tirana me Solomonin në stol. Me këtë lëvizje të mundshme në sulm, i bie që në majë të funksionojë dyshja BardhiBraun dhe pas tyre do të veprojë Erald Çinari. Gjithsesi, kjo është vetëm një ide, pasi trajneri Sormani akoma nuk ka vendosur për formacionin e derbit.

formacioni

 

IZOLIMI- Java përgatitore për Tiranën fillimisht nisi me një vendim të klubit duke vendosur heshtje për shtyp. Vetëm trajneri Sormani pritet që të dalë para gazetarëve një ditë para ndeshjes. Por për të mbajtur ekipin të qetë dhe larg fokusit të mediave, mësohet se stafi teknik ka kërkuar që këto ditë stërvitjet e skuadrës të zhvillohen në izolim, duke i mbajtur mediat dhe gazetarët sa më larg ambientit stërvitor. Trajneri Sormani është i detyruar të zgjedhë një strategji të re, ku ndryshimet janë të detyrueshme në fazën mbrojtëse, pasi Bitri kthehet nga pezullimi dhe plotëson dyshen e qendrës, ndërsa Hakaj do të zëvendësojë Trashin në të majtë. Nuk përjashtohet mundësia që edhe në të djathtë të ketë një rrotacion mes Idrizajt dhe Kërçikut.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"