Partizani kërkon fitoren ndaj Skënderbeut, por Daja ka statistikat kundër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2020 | 20:07

Partizani kërkon fitoren ndaj Skënderbeut, por Daja ka statistikat kundër

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, po bën një punë të shkëlqyer në krye të “demave të kuq” deri më tani këtë sezon.

Daja

Daja do të ketë statusin e “ish”-it në sfidën kundër Skënderbeut, pasi i ka drejtuar dy herë: Janar 2017-Qershor 2018 dhe Gusht 2019-Gusht 2020. Me “ujqërit e dëborës”, Daja ka qenë shumë i suksesshëm, ndërsa në sfidat kundër tyre, jo dhe aq.

Strategu 54-vjeçar është ndeshur 8 herë me Skënderbeun si kundërshtar, ku ka arritur të fitojë vetëm 2 sfida. Plot 5 humbje ka Daja kundër ekipit korçar, ndërsa një sfidë është mbyllur në barazim.

daja kunder skenderbeut

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"