Partizani ka marrë një “pijanec”, Flamurtari e refuzoi dy vite më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 15:17

Partizani ka marrë një “pijanec”, Flamurtari e refuzoi dy vite më parë

Klubi i Partizanit zyrtarizoi dy orë më parë afrimin e sulmuesit malazez, Stefan Nikoliç, i cili nuk është i panjohur për lidhjet që ka pasur në të kaluarën me klubet shqiptare, edhe pse nuk ka luajtur asnjëherë në Superiore.

nikolic

Dy vite më parë, më saktësisht në gusht të 2016-ës, me sulmuesin malazez arriti marrëveshjen klubi i Flamurtarit, por më pas u tërhoq. Arsyeja është e kaluara e tij. Ish-lojtari i Steauas së Bukureshtit apo CSKA-së së Sofjes ka probleme me alkoolin. Kur ka luajtur në Rumani, ai është bërë disa herë protagonist në incidente të ndryshme në diskotekat e Bukureshtit.

i pire

Mediat rumune dhe konkretisht portali “cancan.co” i ka kushtuar një shkrim Nikoliçit duke e shoqëruar edhe me foto. Me të mësuar lajmin e botuar në “Panorama Sport” më 1 shtator 2016, klubi vlonjat anuloi marrëveshjen. Nuk dihet nëse Partizani tashmë do të veproj kështu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"