Partizani B në Kategorinë e Parë, flet Dritan Mehmeti: Ishte fitore e vuajtur, gati për të marrë drejtimin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 21:19

Partizani B në Kategorinë e Parë, flet Dritan Mehmeti: Ishte fitore e vuajtur, gati për të marrë drejtimin e…

Trajneri i Partizanit B, Dritan Mehmeti, nuk i ka fshehur emocionet pas suksesit ndaj Devollit, që ngjiti të kuqtë në Kategorinë e Parë.

mehmeti

“Natyrisht që emocionet janë pozitive pas arritjes së objektivit, sidomos kur vjen pas tri ndeshjesh shtesë. Vuajtëm në finale, por futbolli prandaj është i bukur, sepse puna e gjithë vitit varet edhe nga një episod. Unë jam pjesë e familjes së Partizanit, i kam shërbyer dhe po i shërbej.

Jam shumë i kënaqur që klubi më ka dhënë besim. Ekipi i parë? Do të ishte shumë kënaqësi dhe përgjegjësi, pasi është një nga skuadrat më me histori të futbollit shqiptar. Unë jam natyrë fituese, kam besim te vetja, e kam treguar këtë në karrierën time, pavarësisht se jam i ri. Asnjëherë nuk u trembem sfidave”, deklaroi Mehmeti për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"