Parisi spastron argjentinasit, i ofron Juves edhe dy të tjerë pas Di Marias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 17:54

Parisi spastron argjentinasit, i ofron Juves edhe dy të tjerë pas Di Marias

Ashtu siç ishte parashikuar, te PSG-ja kjo verë do të sillte ndryshime rrënjësore. Një nga objektivat e drejtuesve është spastrimi i skuadrës nga lojtarët argjentinas. Di Maria ka qenë i pari që është larguar dhe do t’i bashkohet Juventusit. Por ndoshta atë pritet ta pasojnë edhe dy bashkëkombës të tjerë, Mauro Ikardi dhe Leandro Paredes.

45345345345

Të dy lojtarët shihen si të panevojshëm në klubin kampion të Francës, ndaj skuadra po përpiqet t’u gjejë një sistemim të ri. Sipas së përditshmes “Repubblica”, të dy lojtarët argjentinas i janë ofruar Juventusit.

Për momentin bardhezinjtë po bëjnë vlerësimet e rastit përpara se të veprojnë konkretisht për dy lojtarët, ndonëse Leandro Paredes është një objektiv, ndërsa Ikardi pas shumë vitesh refuzime ka dalë nga moda.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"