Parashikimi i çmendur/ Goditi në shënjë podiumin e Monzës, bastvënësi fiton 33 mijë euro me 20 cent

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 16:56

Parashikimi i çmendur/ Goditi në shënjë podiumin e Monzës, bastvënësi fiton 33 mijë euro me 20 cent

Çmimi i Madh i Monzës në Formulën 1, që u zhvillua këtë të diel, dhuroi një rezultat vërtet befasues, pasi asnjë prej pilotëve favoritë nuk mundi që të ngjitej në podium. Gara, siç dihet, u fitua nga Pierr Gasli, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë shkoi respektivisht për Karlos Sainz dhe Lans Stroll.

basti

Por, ky verdikt i pabesueshëm i garës ka bërë milioner një bastvënës në Suedi, i cili kishte vendosur bast vetëm 20 cent ku parashikonte pikërisht treshen fituese që u ngjit në podium. Personi, të cilit nuk i bëhet i ditur identiteti, ka arritur të fitojë plot 33,398 euro nga basti i tij.

Një parashikim vërtet i çmendur, pasi askush nuk do ta kishte menduar që asnjë prej pilotëve, si Luis Hamilton, Velteri Botas, Maks Vershtapen, Sharl Lëklerk apo Sebastian Fetel, nuk do të ngjitej në podium e aq më tepër që triumfues do të dilte treshja Gasli-Sainz-Stroll. Kështu, bastvënësi nga Suedia, ndonëse me vetëm 20 cent, arriti që të bënte një goditje të pabesueshme duke fituar mijëra euro nga parashikimi i tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"