Paraqitjet e dobëta në Botëror, Birhof i del kundër Ozilit: Ta linim në shtëpi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 17:27

Paraqitjet e dobëta në Botëror, Birhof i del kundër Ozilit: Ta linim në shtëpi…

Pasi u eliminuan në mënyrën më të keqe të mundshme, skuadra kombëtare e Gjermanisë nuk po gjen paqe. Edhe pse lojtarët kanë marrë pushimet, drejtuesit e skuadrës dhe federatës kanë qenë në kulmin e debateve për sa i përket çështjes së trajnerit. Por, tani Oliver Birhof ka marrë të gjithë vëmendjen e opinionit pas deklaratës së tij. Menaxheri i skuadrës dhe krahu i djathtë i trajnerit Lëv deklaroi për mediat se me Ozilin mund të kishin vepruar ndryshe.

Bierof Ozil

“Nuk i kemi detyruar asnjëherë lojtarët e përfaqësueses për të bërë diçka. Por, kemi tentuar gjithmonë për t’i bindur ata të veprojnë sipas një logjike të caktuar. Por, me Mesut Ozil nuk ia arritëm dot. Në këtë pikë do të kishte qenë më e drejtë nëse do ta kishim çuar ndërmend ta linim në shtëpi. Kjo ndoshta do të ishte gjëja e duhur”, u shpreh Birhof për “Die Welt”. Një deklaratë që ka trazuar shumë ujërat te skuadra dhe te drejtuesit e “Pancerave”.

Ozil dhe Bierof

Tani, Birhof duket se ka gjetur një fajtor për të justifikuar një pjesë të dështimit. Në fakt, paraqitjet e lojtarit nuk e kanë ndihmuar atë të justifikonte fotot me Erdoganin. Nëse Mesut do të kishte luajtur një Botëror të mirë dhe kombëtarja do të ishte akoma në Rusi, shumë pak do të ishte folur për këtë çështje që ka më shumë se një muaj që qarkullon në media. Ozil zhvilloi një nga Botërorët e tij më të dobët dhe tani rrezikon të jetë i sakrifikuari i Lëvit që mund ta largojë atë nga skuadra.

Oliver Birhof gjithsesi është duke mbrojtur interesat e drejtuesve, por zgjodhi ta bënte me një deklaratë që shumë pak tifozë mund ta besojnë. Nëse Ozil duhet lënë jashtë, pse nuk e lanë? Trajneri është po aq fajtor sa lojtari. Ai duhet të vendoste çfarë ishte më mirë për skuadrën dhe jo për imazhin e lojtarit që nuk bëri asgjë për të përfaqësuar kombëtaren e tij denjësisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"