Para dhe prestigj/ Ballkani me hapa të sigurt drejt grupeve të Ligës së Konferencës, ja shifra e majme që përfitojnë kampionët e Kosovës 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2023 | 23:39

Para dhe prestigj/ Ballkani me hapa të sigurt drejt grupeve të Ligës së Konferencës, ja shifra e majme që përfitojnë kampionët e Kosovës 

Ballkani i Ilir Dajës, është duke jetuar një ëndërr, teksa është shumë pranë kualifikimit në grupet e Ligës së Konferencës, për herë të dytë në histori. Kampionët e Kosovës, mposhtën me rezultatin 4-1, BATE Borisovin, në duelin e parë, teksa tashmë i mbetet për detyrë që të menaxhojnë këtë sukses.  

Ballkani festa

Pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës shpërblehet me 2.94 milionë euro, një shifër kjo goxha e konsiderueshme, për një klub si Ballkani. Ndërkohë që për çdo fitore në ndeshjet e grupeve, shpërblimi është 500 mijë euro, ndërsa barazimi në grupet e Ligës së Konferencës vlen 166 mijë euro.  

Shifra këto që do të kishin një ndikim të madh në arkat e klubit nga Suhareka që do të fuqizoheshin ndjeshëm për sezonet në vijim.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"