Panik për mesfushorin e Kastriotit, makina e tij gjendet e djegur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2021 | 14:20

Panik për mesfushorin e Kastriotit, makina e tij gjendet e djegur

Panik për Donald Mëllugjën, teksa i është djegur automjeti i tij gjatë mbrëmjes.

Mellugja Kastrioti Logo

Sipas burimeve policore, kjo makinë i përket mesfushorit të Kastriotit, ku ndodhet i parkuar dhe siç shihet dhe në pamje këtë e ka pësuar dhe një makinë tjetër ku është shkrumbuar.

26-vjeçari përvese fanellës së Kastriotit ku aktivizohet aktualisht, ka mbajtur gjithashtu veshur edhe fanellat e Partizanit, Bylisit, Besës, Ilirisë dhe skuadrës së Burrelit.

Mëllugja ka spikatur me paraqitjet e tij me ekipin e Bylisit ku u transferua dhe te Partizani, por pa mundur që të lërë shenjë.

269691193_405735984662314_377704469846132629_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"