Pakult: Gabim i madh nëse e nënvlerësojmë Partizanin, çështja e Skënderbeut nuk më intereson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 21:14

Pakult: Gabim i madh nëse e nënvlerësojmë Partizanin, çështja e Skënderbeut nuk më intereson

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, doli sot para mediave në konferencën për shtyp para ndeshjes me Partizanin. Ai vlerësoi kundërshtarin e nesërm të verilindorëve, dhe pranoi se dëmtimet nuk po e lënë ekipin të jetë në nivele të larta.

pakult

Humbja në kampionat dhe ndeshja me Partizanin

Unë shoh rezultatin e fundit dhe ndeshja e fundit ishte kundër Tiranës. Me fitoren e fundit na është rikthyer besimi. Kemi koncentrim për ndeshjen e radhës dhe shpresoj të bëjmë ndeshje te mirë e të fitojmë nesër. Të gjithë e dimë që Partizani është ekip i mirë dhe është e vështirë të fitosh në stadiumin e tyre. Unë mendoj që të bëjmë maksimumin per të marrë 3 pikë.

Mbrojtja Hoxha-Musolli

Të them të drejtën s’kemi shumë alternativa prej dëmtimeve ndërsa Musolli po tregon se mundet të luajë aty. Edhe Hoxha bëri mirë në mbrojtje.

Shënon vetëm sulmi

Kemi punuar këto ditë me ekipin që të shënojnë edhe te tjerët. Bakaj dhe Guri po bëjnë mirë dhe shpresoj që tani të shënojnë edhe të tjerët.

Rivalët në kampionat

Nuk jam një trajner që shikoj shumë larg. Dua që ekipi të marrë pikë nga ndeshja në ndeshje dhe me sa më shumë pikë do jemi aty ku duam ne.

Takimet me Gjicin

Kemi shumë takime me presidentin dhe bëjmë biseda në lidhje me ekipin. Kemi një raport të mirë dhe kjo na intereson.

Formacioni i mundshëm

Të them të drejtën jam një trajner që mendoj se nëse ekipi fiton nuk ndërrohet. Unë di të them që ekipi do të luajë me 11 lojtarë.

Mungesat e Partizanit…

Çdo ekip i ka lojtarët e vet. Është gabimi i parë nëse e nënvlerësoj Partizanin. Sa i përket lojtarëve, besoj se kanë mjaftueshëm. Unë gjatë karrierës kam pasur ndeshje të tilla si ajo e nesërmja, ku mungojnë shumë lojtarë te kundërshtari, por lojtarëve të mi ju sugjeroj mos të mendojnë ashtu sepse nënvlerësimi është i gabueshëm. Të gjithë që jemi në lidhje me futbollin e dimë që nëse dikujt i jepet rasti për të luajtur, ai luan dyfish më mirë për të bindur trajnerin. Personalisht mendoj të përballem me ekipe të forta sepse ashtu mund ta përgatis ndryshe ndeshjen.

Ambientimi me skuadrën…

Normal që jam në një kohë të shkurtër këtu për të nxjerrë më të mirën. Edhe Guardiolës i doli loja pas një viti. Kam luajtur vetëm 3 ndeshje dhe duhet pak më shumë kohë që ekipi të përshtatet siç duhet. Me këto dëmtime të papritura, për një trajner vijnë vështirësitë dhe sprovat.

Ndryshime në mbrojtje gjatë merkatos

Shumë e lehtë është ta themi tani. Ta dinim që atëherë ndoshta do bënim  ndryshe. Nuk më ka shkuar mendja që do kemi dy dëmtime në qendër të mbrojtjes. Ndoshta ndodhin në një moment kur s’kemi mundësi të reagojmë. Jemi si jemi tani dhe kështu do vazhdojmë. Tani ekipi është aty dhe nëse do kishim Allën e Shametin, kualtiteti do ishte më i lartë.

 

Skënderbeu…

Të them të drejtën nuk më interson shumë dhe s’kemi gjë në dorë ne në vendim. Mua më përket të merrem me ekipin tim. Dua fitore dhe gjërat e tjera nuk janë në dorën time.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"