“Paçi fat djema, do iu mbështes gjithmonë”, futbollisti shpall “divorcin” me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2017 | 11:03

“Paçi fat djema, do iu mbështes gjithmonë”, futbollisti shpall “divorcin” me Laçin

Ademir Ribeiro Soza nuk do të jetë më pjesë e Laçit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, mbrojtësi brazilian ka bërë publik “divorcin” me klubin bardhezi.

Laci

32-vjeçari, u rikthye në Shqipëri, por duket se ka qenë i pafat, pasi pësoi një dëmtim në javën e 5-të që e mbajti gjatë jashtë fushave të lojës. Me shumë gjasa kjo ishte aventura e fundit e Sozës në Kategorinë Superiore.

Ademir

Mbrojtësi në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Skënderbeut. Braziliani ka përshëndetur ekipin dhe është larguar drejt vendlindjes së tij duke mbyllur marrëveshjen me konsensus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"