Pa ftesë në Kombëtare, por e mbyll Kupën FA më mirë se Haland. Futbollisti kuqezi është golashënuesi i tretë më i mirë i turneut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 20:56

Pa ftesë në Kombëtare, por e mbyll Kupën FA më mirë se Haland. Futbollisti kuqezi është golashënuesi i tretë më i mirë i turneut

Kupa FA është mbyllur sot me suksesin 2-1 të Mançester Sitit në finalen përballë Mançester Junajtid duke i vënë kapakun për këtë edicion turneut më të vjetër futbollistik në botë. Dhe mes emrave të më të spikatur në këtë edicion është edhe ai i mesfushorit shqiptar Armando Dobra.

dobra

Me mbylljen e ndeshjeve, rezulton se Dobra është golashënuesi i tretë më i mirë i këtij edicioni në turneun e njohur. Ish-mesfushori i Shpresave, i cili luan me skuadrën e Çesterfilld, ka gjetur katër herë rrugën e rrjetës në këtë edicion, duke bërë më mirë se sa lojtarë si Haland, Alvarez apo Bruno Fernandesh të cilët shkuan deri në finale.

Të vetmit futbollistë që kanë bërë më mirë se lojtari shqiptar, i cili me golat e tij ndihmoi Çesterfilld të kategorisë së pestë që të arrinte deri në raundin e tretë të turneut, janë Mahrez me 5 gola dhe Mullin me 8.

asdsadsadsadsad

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"