Oto Xhon i ka idetë e qarta: Jam në gjurmët e Souesë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 15:30

Oto Xhon i ka idetë e qarta: Jam në gjurmët e Souesë…

Oto Xhon dhe Dejvi Bregu gjejnë golin e tretë sezonal dhe i japin fitoren Skënderbeut. Nëse i pari u shfaq më shumë se i lumtur që po ecën në gjurmët e Souesë, të dytit nuk i ka dalë ende inati me lajmet që shkaktoi ndërrimi që bëri Orges Shehi ndaj Kukësit. Por që të dy bashkohen në një pikë, kur hapur thonë që ndihen të çliruar për trepikëshin.

Xhon

NIGERIANI – Përtej fitores, duket se Oto Xhon është lumturuar që për të dytën herë në këtë sezon luajti si titullar. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Panorama Sport”, sulmuesi tregon forcën e këtij ekipi dhe mbi të gjitha dëshirën për të bërë mirë, ndërsa nga ana tjetër pranon me kënaqësi krahasimin me Ali Souenë nga tifozët e Skënderbeut. “Jam shumë i lumtur për golin dhe mbi të gjitha për faktin që e nisa si titullar këtë takim.

Gjithmonë jam munduar që të jap më të mirën time, ndaj jam i lumtur që po më shpërblehet puna. Kishim një ndeshje të vështirë përpara dhe mund të them se ia dolëm ta mbyllnim me sukses. Tri pikët ishin kryesore në këtë 90-minutësh.

44588532_1912146038823108_4925577436898263040_o

Në pjesën e dytë vuajtëm pak, pasi kërkuam që të mbyllnim ndeshjen shpejt dhe kjo bëri që të shpenzonim shumë en ergji. Më pas edhe Kamza kërkoi të merrte pikë, por treguam se kemi një ekip të fortë dhe të denjë për të qenë në krye.

Tashmë kemi përballë Partizanin dhe do të mundohemi që ta përgatisim sa më mirë të jetë e mundur atë ndeshje. Duhet të jemi sa më të përqendruar në fushë. Unë si Soue? Më pëlqen krahasimi që po bëjnë tifozët. Unë e kam parë shumë herë lojën që Ali bënte te Skënderbeu dhe do të më pëlqente që të ndiqja gjurmët e tij këtu në Korçë”, tha nigeriani.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"