Oriku, si miqësore me Bylisin/ Trajneri Jeton Beqiri: S’jemi ende aty ku dua, pres më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 14:41

Oriku, si miqësore me Bylisin/ Trajneri Jeton Beqiri: S’jemi ende aty ku dua, pres më shumë

Oriku nuk e ka objektiv Kupën e Shqipërisë. Trajneri Besmir Shabani thotë për “Panorama Sport” se me Bylisin do të aktivizohen lojtarët që kanë marrë më pak minuta dhe që janë afër formacionit. Me ekipin janë bashkuar edhe Basha nga Tirana, Nebiu nga Labëria, si dhe është rikthyer Beqaj.

Shabani2

“Me Bylisin është një ndeshje që duhet t’i shikojmë edhe lojtarët e tjerë që janë afër formacionit. Konkurrenca është rritur në ekip. Respekt për kundërshtarin, por jo frikë. Do të luajmë një ndeshje që na shërben më shumë për të parë situatën e skuadrës dhe për të bërë rregullimet përkatëse, sesa të kemi objektiv kupën. Nuk patëm edhe shumë miqësore dhe kjo ishte një ndeshje ideale që na erdhi në momentin e duhur”, ka thënë Shabani në prag të sfidës me Bylisin. /ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL/

Bylisi do të luajë në Kupë sot në Orikum me skuadrën që militon në Kategorinë e Dytë. Ballshiotët e vlerësojnë në maksimum edhe Kupën e Shqipërisë, ndërsa trajneri Jeton Beqiri pret shumë nga ekipi.

JETON BEQIRI

“Vërtetë ne kemi bërë mirë në dy ndeshjet e para në kampionat, por jam ende i pakënaqur. Ekipi duhet të jetë ashtu siç unë dua dhe aty ku ne e duam Bylisin, pasi është investuar shumë nga presidenca për një projekt me jetëgjatësi.

Kemi bërë dy fitore dhe jemi bashkëkryesues, por është vetëm fillimi. Janë vetëm dy javë në një kampionat të gjatë dhe ne kemi shumë punë përpara të gjithë së bashku. E quaj një fillim të mbarë, duhet të punojmë edhe më shumë dhe të vijojmë përpara të bashkuar në synimet që ne kemi”, ka thënë fillimisht Beqiri për “Panorama Sport”, ndërsa foli edhe për sfidën e sotme në Orikum.

“Lidhur me ndeshjen e Kupës, ne duam që në këtë kompeticon të bëjmë paraqitje dinjitoze. Ta vlerësojmë shumë këtë kundërshtar. Do të kërkojmë më të mirën që në ndeshjen e parë. Kjo sfidë ka tjetër specifikë, nuk është si kampionati. Kam informacionin e duhur edhe për kundërshtarin e sotëm”, përfundoi kreu i pankinës ballshiote.  /ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"