Opinioni i Kapelos: Milan-Roma për infarkt, por në Europë nuk ka favorite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 10:13

Opinioni i Kapelos: Milan-Roma për infarkt, por në Europë nuk ka favorite

Shorti për çerekfinalet e Ligës së Europës ka bërë që për Milanin të ketë një derbi italian pasi do të përballet me Romën e re të drejtuar nga Daniele De Rosi. Fabio Kapelo, ish-trajneri historik i të dyja skuadrave, ka thënë fjalën e tij për sfidën e dyfishtë gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport”.

kapelo

Më mirë apo më keq që do të përballen dy italiane?

E bukura e duelit mes Romës dhe Milanit është se do të kemi me siguri një skuadër italiane në gjysmëfinale të Ligës së Europës dhe e dimë se sa e rëndësishme është kjo në çdo kuptim.

Cila është favorite?

Nuk mund të them asgjë, dhënia e një favorit tani është e pamundur, sepse ka ende kohë. Milani është në një moment të favorshëm në shtëpi dhe ndeshja e parë në “San Siro” mund ta ndihmojë, edhe pse Roma tani është inkuadruar shumë mirë nga De Rosi. Ndeshja e parë duhet të luhet me shumë inteligjencë nga kuqezinjtë, sepse kemi parë që Roma kur gjen hapësirë, ka cilësinë për të goditur këdo. Dhe mbrojtja do të jetë gjithashtu e rëndësishme.

Janë dy skuadra që gjatë sezonit kanë pësuar jo pak. Sa rëndësi kanë prapavijat?

Shumë. Milani duhet të gjejë sërish mbrojtjen e tij, ndërsa Roma e fundit duket se ka gjetur kompaktësinë e tyre në prapavijë. E pamë edhe ndaj Brajtonit, ndaj është për t’u pasur frikë në të gjitha aspektet. Dhe më duket se De Rosi ka ngjizur vërtet një frymë ekipi, një frymë grupi. Roma luan me shumë përulësi.

Cilat do të jenë duelet kryesore në fushë?

Do të ketë disa dhe janë interesante. Nga njëra anë Dibala dhe Lukaku, nëse ka hapësirë, me futjet e mesfushorëve, sepse kur Roma del në sulm, dy sulmuesit nuk mbeten të izoluar, por ndihmohen nga El Sharaui, Pelegrini dhe të tjetër. Sa i përket Milanit, do të thosha se fantazia e Leaos është diçka superiore. Krahu i majtë që është forca e skuadrës dhe Pulisiç që e ka gjetur veten plotësisht, po luan në një nivel të lartë. Por, e përsëris, do të duhet të vlerësohen kushtet e lojtarëve pas ndeshjeve të fundjavës.

Sa ndikon kalendari në të tilla raste?

Te Milani është më pak i rëndësishëm për renditjen, por do të ketë zemërimin e Interit. Në ndeshjen e Romës do të ketë edhe zemërimin e Lacios, por verdhekuqtë synojnë të arrijnë në Champions, ndaj do të jetë shumë i ndezur edhe ky duel në Ligën e Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"