Opinion nga Kafu/ Ka gjithçka, s’e kuptoj psenuk po luan Aleksander-Arnold

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 20:05

Opinion nga Kafu/ Ka gjithçka, s’e kuptoj psenuk po luan Aleksander-Arnold

Nga KAFU

kafu

Unë nuk e kuptoj përse Trent Aleksander-Arnold nuk po luan për Anglinë në këtë Kupë Bote. Thjesht nuk e kuptoj përse. Ai ka gjithçka: cilësi, driblim, shpejtësi dhe përsëritet gjithnjë e njëjta histori. Ata (kritikët) thonë se “ti nuk di të mbrosh mjaftueshëm dhe nuk do të luash”.

Dikush thoshte të njëjtën gjë për mua dhe Roberto Karlosin te Brazili. Por unë mendoj se ne fituam diçka. Fatkeqësisht, mbrojtësit e krahut janë shumë robotikë këto ditë. Ata marrin topin, e pasojnë dhe vrapojnë. Unë nuk shoh lëvizje pa top dhe nuk shoh një-dy pasime. E kam ndjekur Trent Aleksander-Arnoldin dhe sezonin e tij te Liverpuli.

Progresi i tij gjatë viteve të fundit ka qenë i shkëlqyer dhe sigurisht që ai është një prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në botë. Ai është i ri, i fortë dhe është përmirësuar jashtëzakonisht shumë duke marrë parasysh moshën e tij (24 vjeç).

Ai ka edhe shumë eksperiencë dhe unë shoh shumë ngjashmëri mes tij e meje. Ne kishim që të dy dëshirën për të sulmuar, për të shtyrë përpara dhe guximin për të krosuar. Lëvizjet diagonale që ai bën në fushë janë gjithashtu të ngjashme me atë që unë bëja si futbollist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"