Sporti me Covid që më 2013

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 0:16

Sporti me Covid që më 2013

ARTAN POGONI 

Të gjithë shqiptarët që dëgjonin e shikonin premtimet e vitit 2013 (para zgjedhjeve), por sidomos ata të sportit shpresuan që më në fund qeverisja e Ramës do të sillte një ndryshim për sa i takon qeverisjes së sportit dhe drejtimit të tij në nivele, më në fund perëndimore ose pak a shumë Europiane.

pogoni

Na u shit fillimisht një program për sportin pothuajse i barabartë me… ASGJË, më pas na u shit një ndryshim në Ligjin për Sportin, por edhe ky i pavlefshëm me… ASGJË dhe së fundmi filloi nisma për ndryshimin jo vetëm të ligjit, por edhe të ndryshimit të sistemit të sponsorizimit apo të subvencionimit të sportit dhe si përfundim përsëri…. ASGJË.

Deri tani, pothuajse pas 7 vitesh qeverisje, ASGJË për sportin. Edhe në këto ditë të vështira për jetën e çdo individi apo për të ardhmen ekonomike të vendit, përsëri kjo qeverisje, jo vetëm nuk prodhon ASGJË, por vetëm sillet me arrogancë dhe mllef të mbartur nga “më i gjati i Këshillit të Ministrave”, i cili nuk mund të seleksionohet për asnjë lloj sporti fatkeqësisht, sepse nuk ka sport që bëhet nën 150 cm lartësi (zv.Kryeministri).

edi-rama-izoluar--e1585167428980-499x280
Kryeministri Edi Rama

Një grup njerëzish, të grumbulluar dikush për shkak të mllefit të kuptueshem, sepse ishin lënë mënjanë për një farë kohe, dikush për shkak të origjinës apo dikush për shkak të budallallëkut, iu bashkuan megallomanisë dhe ASGJËSË që sillte Rilindja në Sport. Të gjithë pamë që prej 7-vitesh kjo qeverisje nuk solli ASGJË në dobi të sportit.

Në momentin më të vështirë të çdo gjëje në vend dhe po kështu edhe të aspektit më argëtues të popullatës shqiptare, pra sportit, na del “babai i kombit” dhe na thotë që sporti paguan në të zezë????!!!!!

Po si ka mundësi ore KM që ke 7-vjet në pushtet dhe tashti na e thua që sporti paska pagesa në të zezë???!!!

rama55

Po kur e paske ditur pse nuk paske ndërhyrë për ta ndaluar këtë evazion fiskal që tashmë e paske evidentuar??!!!

Po si ka mundësi që nuk merr mundimin as ta shohësh si problem këtë pjesë të jetës së shqiptarëve, të cilët duke harruar për një moment problemet e jetesës së tyre, arrinin të vinin në sheshet apo stadiumet, ku edhe ti ishe disa herë prezent, dhe ulërinin “Shqipëri-Shqiperi”????!!!

Ta shfrytëzosh një pjesë të jetës së shqiptarëve, duke i prekur në ndjenjën kombëtare, por duke mos dhënë asgjë dhe më keq akoma duke e lënë në mëshirë të fatit në këto ditë të zeza, është kriminale, është anti-kombëtare dhe për ta përmbledhur quhet TRADHËTI NDAJ KOMBIT.

Në çfarë indeksesh apo tabulatesh ju KM e dini që sporti shqiptar qenka një biznes informal???!!!

A e dini ju që një numër i madh njerëzish që merren me këtë zanat, pra SPORTIN, janë njerëzit më të njohur apo më popullor të këtij vendi. Të gjithë këta transmetojnë dashuri, ndjenjë, njerzillëk, profesionalizëm, shërbim për një jetë më të shëndetshme, largim ndaj veseve më të këqija të kësaj shoqerie, etj.

Si ka mundësi që ju as që i konsideroni në vokabolarin tuaj???!!!

Nesër, edhe vendi ynë duke dalë nga ky kolaps shpresojmë të arrijë të bëjë një analizë post-virus. Ju garantoj që po të kishit patur qoftë edhe për 7-vite qeverisje, SPORTIN në një farë vëmendje, do kishit rezultate krejt më pozitive se çfare doni të arrini (sidomos për ju që vuani siç thone edhe nga azma perveç të tjerave).

Së fundmi ju erdhi edhe një kërkesë nga një Federatë për ndihmë (nga ajo e futbollit, se të tjerat i ke futur ne kllapi??!!!!!) dhe me arrogancën që të jep karrigia, thua qe s’do japësh asnjë lek për sportin???!!!

Po mirë more MBRET, mbylli të gjitha aktivitetet sportive dhe shpalli vetë kampionët, nënkampionët, fituesit e trofeve apo na thuaj edhe se si bëhet sporti, sepse kjo më kujton një pjesë satirike ku “Sillo” ishte personazhi kryesor i imazheve dhe pastaj na thuaj edhe si ta tundim “Dybekun”…

Të gjitha shtetet e prekura nga kjo pandemi, megjithë problemet e mëdha që po hasim gjatë kësaj kohe, nuk e kanë lënë mënjanë zhvillimin e aktiviteteve sportive apo ndihmën ndaj strukturave sportive në shtetet e tyre.

Sporti është një dritë shprese për njerëzimin në këtë situatë pandemie. Gjej kurajon dhe mundësinë që ta ndihmosh sot që është në vështirësi sportin, që sporti të ndihmojë shoqërinë ku t’i jeton nesër.

Për të bërë këtë të duhet ndihmë, mendim specialistësh, strategji për të ardhmen dhe vullnet pozitiv. Do Zoti arrin të kuptosh ti, se ata që ke vënë për të bërë këtë punë… aha apo hahahahaha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"