Operacioni “fshesa” te Reali, 6 lojtarë me valixhe në duar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 0:13

Operacioni “fshesa” te Reali, 6 lojtarë me valixhe në duar

Te Reali i Madridit përgatiten që të presin goditjen madhështore të Kilië Mbapesë, por ndërkohë parashikohen edhe largime në tufë nga “Valdebebas”. Sipas raportimeve të madrilenes “AS”, por që gjen konfirmime edhe te katalanasja “Mundo Deportivo”, pritet që 6 lojtarë të thonë lamtumirë në fund të këtij sezoni.

kros modric

I pari në listë, siç është e kuptueshme, është Luka Modriç, i cili i ka lënë pas edhe 38 vitet, por mbi të gjitha Reali i ka dy zëvendësuesit e tij tashmë në grup, Tçuameni apo Kamavinga. Kështu që ndihet i mbuluar në çdo aspekt.

Emri i dytë mund të jetë Toni Kros, që më shumë sesa për çështje moshe, lidhet me një tejngopje të gjermanit nga aventura e tij e gjatë në Madrid dhe ndoshta 2-3 vite të tjera diku tjetër do t’i sillnim motivime të reja. Në mbrojtje mund të përshëndesin dy veteranë si Naço dhe Vazkez, pasi në Madrid dua të rifreskojnë edhe prapavijën dhe emrat nuk mungojnë.

Ndërkohë, pritet që të kthehen në klubet nga ku kanë ardhur të huazuar, gjiganti i sulmit Hoselu, edhe pse për shlyerjen e tij Espanjoli kërkon vetëm 1.5 milionë euro. Por edhe Kepa pret të bëjë kthimin te Çelsi, duke qenë se kërkesa prej 20 milionë eurosh e bluve të Londrës konsiderohet e tepruar nga ana e Realit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"