Onana pas firmës me Junajtidin: Nder i jashtëzakonshëm, e kam ëndërruar gjithmonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2023 | 9:20

Onana pas firmës me Junajtidin: Nder i jashtëzakonshëm, e kam ëndërruar gjithmonë

Andre Onana është zyrtarisht lojtar i Mançester Junajtidit. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në Twitter.bnjh

“Gardiani” ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2028. 27-vjeçari ishte një nga më të mirët te zikaltërit në edicionin që kaloi, duke ndihmuar ekipin për arritjen e objektivave.

“Të bashkohesh me Mançester Junajtid është një nder i jashtëzakonshëm dhe unë kam punuar shumë gjatë gjithë jetës sime për të arritur në këtë moment, duke kapërcyer shumë pengesa gjatë rrugës” , tha Onana pas firmës.

Kamerunasi do të mbajë veshur fanellën me numër 24.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"