Oferta tunduese, futbollisti i Kukësit drejt kampionatit azerbajxhanas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 18:00

Oferta tunduese, futbollisti i Kukësit drejt kampionatit azerbajxhanas

Emiljano Musta merr një ofertë zyrtare nga një klub i kampionatit azerbajxhanas. Burime të besueshme pranë lojtarit elbasanas bëjnë me dije që në drejtim të tij ka mbërritur një ofertë joshëse, teksa bëhet fjalë për një nga ekipet më të mira të vendit azer.

emiliano musta

Kjo është arsyeja që po e tundon futbollistin e Kukësit të largohet nga kampionati shqiptar. Ai e ka lënë në pritje ofertën azere, sepse ka kontratë me Kukësin deri në përfundim të turit të parë të Ligës së Europës.

Më pas palët do të bisedojnë për termat financiarë, por paraprakisht bëhet fjalë për një ofertë që nuk krahasohet me rrogën që merr aktualisht Musta te Kukësi. Kjo është edhe arsyeja pse Musta nuk ka rinovuar ende me verilindorët. Nëse bie pista e Azerbajxhanit, të njëjtat burime tregojnë se Kukësi është i vetmi ekip për Mustën nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionatit shqiptar, duke bërë që të zbehet disi pista e Partizanit, ndonëse klubi i kuq e kishte synim për ta afruar në ekip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"