Oferta 500 mijë euro, një tjetër futbollist shqiptar do të bashkohet me Muçin dhe Çelhakën te Legia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2024 | 22:58

Oferta 500 mijë euro, një tjetër futbollist shqiptar do të bashkohet me Muçin dhe Çelhakën te Legia

Talenti shqiptar i Kosovës, Qëndrim Zyba pritet të bëjë hapin e madh në karrierë, teksa ka arritur akordin me gjigantët e Legias së Varshavës.

Zyba

Mediat kosovare bëjnë me dije se mesfushori i Ballkanit, do t’i bashkohet Ernest Muçit dhe Jurgen Çelhakës në elitën e futbollit polak.  

Lajmi është konfirmuar edhe nga media polake “TVPSport”, ku shkruan se Legia kishte mundësinë ta vëzhgonte Zybën në Turqi, atje ku po kryen përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Marrëveshja mes klubeve sipas medias polake është arritur për 500 mijë euro.

Zyba-2

Skautët e Legias kanë qenë të pranishëm edhe në testin miqësor ndaj Jagiellonias, ku dhanë “OK”-in përfundimtar për Zybën, i cili është pjesë edhe e përfaqësues së Kosovës. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"