“Nuk ramë asnjëherë era ekip”, Devolli i pakënaqur nga Kukësi: Ne t’i bëjmë hyzmetin në fushë, rezultatin e di ai lart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 17:29

“Nuk ramë asnjëherë era ekip”, Devolli i pakënaqur nga Kukësi: Ne t’i bëjmë hyzmetin në fushë, rezultatin e di ai lart

Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, ka pranuar se skuadra e tij sot u mund përballë Egnatias me meritë pasi nuk shfaqi asgjë nga ato që kishte treguar në ndeshjet e kaluara.

bandicam 2024-03-29 17-14-33-414

“Gjithmonë humbja është e dhimbshme, ajo që nuk më pëlqeu sot është se nuk ramë asnjëherë në 90 minuta era ekip, u bëmë shumë të vegjël. Nuk sakrifikuam, vrapuam, dubluam si kemi bërë në ndeshjet e kaluara. Kur nuk i bën, bëhesh shumë i vogël ndaj kundërshtarit. E kishim përgatitur ndryshe, goli i shpejtë na prishi anën psikologjike se ndoshta ekipi ra. As dëshirë nuk pashë sot, rregull nuk bëhej fjalë që kishim sot, por janë edhe 7 ndeshje. Do i shohim që të ndryshojmë patjetër fytyrë, duke filluar që nga Kupa.

Normale që bësojmë, derisa punojmë presim këtë javë ndoshta na rikthehet ndonjë futbollist se kemi shumë mungesa dhe ndoshta na ndikojnë edhe te ndërrimet që bëjmë. Por shpresojmë që nga nesër fillojmë punën me seriozitet, detyra e rregulla, se pastaj në këtë lojë bëhesh i vogël.

Ne kishim përgatitur ndeshjen që të mos humbnim durimin, duke mos çuar topin në krahë se Egnatia bën mirë markimin. Aty gabuam e nuk futëm në punë Beshirajn e Salamin se nuk ishin as ata në ditën më të mirë. Nuk më pëlqeu, nuk kishim grintë, agresivitet, si me topin apo pa të. Nuk ishim afër e nuk dublonim, u bëmë ekip i gjatë se ndryshuam. Por kur shkuam te porta shkuam me episode, jo me logjikë apo me atë që kërkojmë në stërvitje.

Salami? Pak dita jo, edhe kundërshtari merr masa se na ndjek. Por përsëri ne e nxorëm Salamin, por lëvizjet e tjera nuk ishin të duhura si i punojmë me vertikalizime e kombinime. Nuk funksionoi vertikalizimi i Hasajt te Beshiraj, nuk funksionoi dhe topin e kapte kundërshtari, Pastaj tjetra që nuk më pëlqeu, nuk kishte lojë efektive, nuk ka mundësi që ndeshje Superiore duket si ndeshje e Kategorisë së Dytë, pa lojë efektive, vetëm shtriu, vono, vono, vono… Pastaj bie dëshira.

Po të shohësh edhe Egnatia kishte presion, se e kemi kapur tre herë topin. Për kaq gjë luhet, po nuk u tregove agresive… nëse njëri shkonte gol, do flisnim ndryshe pas ndeshjes. Ishim nën presion dhe dukeshin.

Kupa? Do e bëjmë hyzmetin të dyjave, edhe me Tiranën në Kupë, do flasim e analizojmë gabimet që kemi bërë. Por unë dua dëshirë, kjo më dhemb më shumë, dua agresivitet në fushë. Kjo më mërzit më shumë, rezultati nuk e kemi ne në dorë, e di ai lart. Ne të bëjmë gjërat drejt në fushë, se kështu është futbolli. Pastaj hyn apo nuk hyn nuk është në dorën time. Kjo më mërzit më shumë sot, që nuk bëmë gjërat drejt, kjo më mërzit”, tha Devolli për “MCN” pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"