Nuk preferohet nga Vanoli, blerja e janarit e Dinamos përfundon në tribunë ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2022 | 14:43

Nuk preferohet nga Vanoli, blerja e janarit e Dinamos përfundon në tribunë ndaj Partizanit

Në protokollin e derbit, në radhët e Dinamos binte në sy mungesa e brazilianit Denison.

DENISON

Ai nuk është grumbulluar fare nga trajneri Rodolfo Vanoli për këtë ndeshje, të cilën e ndoqi nga tribuna, bashkë me Aleksandër Isaevskin, i cili sapo është kthyer nga dëmtimi dhe ende nuk është i gatshëm fizikisht për të luajtur në ndeshje zyrtare.

Denison u bashkua me Dinamon gjatë merkatos së dimrit dhe luajti titullar me ishtrajnerët Shkëmbi dhe Devolli, kurse italiani duket se nuk e preferon atë as si zëvendësues.

Nëse Vanoli qëndron, ai do të jetë një prej atyre që do të largohen, ashtu si dhe Sofranak, që gjithashtu nuk ishte i grumbulluar për derbin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"