Nuk po gjen hapësira me Sarrin, Dortmundi gati të “rrëmbejë” lojtarin e Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 13:31

Nuk po gjen hapësira me Sarrin, Dortmundi gati të “rrëmbejë” lojtarin e Juves

Emre Xhan është një nga lojtarët e Juventusit, që me ardhjen e Sarrit nuk po gjen shumë hapësira për të luajtur. Si fillim trajneri italian e la jashtë listës së Champions-it dhe në kampionat nuk po e aktivizon mjaftueshëm.

EMRE CAN

Kjo situatë e ka bërë gjermanin të kaloj një periudhë të vështirë dhe të mendoj largimin. Duke parë këtë situatë, Dortmundi është skuadra që pritet të përfitojë.

Siç raporton “Sky Sport Deutchland”, Dortmundi është gati të blejë kartonin e Emre Xhanit, që në merkaton e janarit.

emre xhan

Do të ishte një zgjidhje e mirë për të dyja palët, pasi Juventusi do të shiste një lojtar që e ka sjellë më parametra në Torino, dhe nga ana tjetër Dortmundi do përforcohej me një mesfushor të afirmuar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"