“Nuk pendohem që refuzova Arabinë”, Alegri: Dua të lë një skuadër fituese! Lukaku? Nuk e di ku ka shkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2023 | 16:27

“Nuk pendohem që refuzova Arabinë”, Alegri: Dua të lë një skuadër fituese! Lukaku? Nuk e di ku ka shkuar

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka folur ditën e sotme para mediave në prag të ndeshjes që skuadra e tij luan në shtëpi ndaj Bolonjas. Tekniku u ndal B takimi, por nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve të gazetarëve për merkaton dhe ofertat arabe karshi tij që kanë qenë të shumta.

alegri

“Pas ndeshjes së parë kishim shumë entuziazëm dhe mendoj se duhet që të bëjmë një menaxhim më të mirë. fakti që nuk luajmë çdo tre ditë, është një mundësi e mirë për ne.

Bonuçi? Kemi folur me të dhe është e kotë që të japim komente. Leo e di shumë mirë situatën dhe Juventusi ka qenë e qartë në vendimin që ka marrë. Çdo koment tjetër që mund të bëjmë, është i kotë.

Arabia? Nuk jam penduar. Dua të krijoj një skuadër fituese dhe ta lë të tillë. Kur erdha, firmosa për 4 vite dhe nuk mund të largohem duke e lënë skuadrën në këto ndryshime që u bënë.

Lukaku? Nuk flas për merkaton dhe lojtarë të tjerë. Kam 4 sulmuesa shumë të mirë dhe jam i lumtur me ta. Nuk e di ku ka shkuar Lukaku. Di që kam një skuadër shumë të mirë”, tha Alegri mes të tjerash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"