“Nuk mund të krijojmë alibi që s’kemi tifozë”, portieri Sali: Kam një falenderim të veçantë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 16:20

“Nuk mund të krijojmë alibi që s’kemi tifozë”, portieri Sali: Kam një falenderim të veçantë për…

Portieri i Kastriotit, Edmir Sali, ishte një nga më të dalluarit në fushë, në duelin ndaj Partizanit, që u mbyll në barazim pagola. Në prononcimin pas këtij takimi për “Gol pas Goli”, gardiani vlonjate, ndër të tjera u shpreh:

bandicam 2022-01-22 16-20-02-775

“Me ardhjen e trajnerit të ri, ekipi ka ndryshuar shumë. Të gjithë djemtë janë adoptuar shumë. Jemi të kënaqur me pikët, objektivi jonë është ndeshje e radhës. Ekipi kundërshtar bëri maksimumin, edhe çunat tanë gjithashtu. Kam një falënderim për trajnerin e portierëve, Blendi Baholli, për punën e shkëlqyer që bën me ne.

Të gjitha ekipet janë të forta, secili do rezultat maksimal. Të gjitha ekipet janë të rrezikshme dhe nuk duhet të mendoni që asnjë ekip nuk do të japë maksimumin. Do të vazhdojmë kështu përpara duke qenë të fokusuar dhe me këmbë në tokë.

Të kesh tifozët në krahë të jep më tepër zemër. Nuk mund të krijojmë alibi që s’kemi tifozë. Ne fokusohemi tek gjërat që mund të kontrollojmë”, u shpreh Sali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"