Nuk mund të bëjë asnjë federim, Flamurtari mban pezull 4 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2021 | 23:30

Nuk mund të bëjë asnjë federim, Flamurtari mban pezull 4 lojtarë

Flamurtari nuk mund të bëjë asnjë federim. Sistemi i FIFA-s nuk është hapur, edhe pse drejtuesit pretendonin se kishin bërë pagesa me ish-lojtarët. Braziliani Paulo Rikardo vijon të stërvitet me Flamurtarin, por nuk mund të luajë ende. E njëjta gjë vlen edhe për David Bocajn, që erdhi gjatë janarit.flamurtari-oriku

Në pritje mbeten Alvi Ahmetaj e Stiven Puci, të cilët kanë që në verë që rrinë kot në Vlorë. Edhe pse patën shpresa se do të bindnin Xhevahir Sukajn me Olsi Gocajn, as këta nuk po vijnë (edhe pse shkodranët në ndryshim nga të tjerët, nuk kanë nevojë për federim). Situata duket e pashpresë te kuqezinjtë, gjë që reflektohet edhe në rezultate. Rishtas u mundën në Cërrik, duke përkeqësuar ndjeshëm pozitat.

Dritan Resuli ka kryer një analizë dje, e cila zgjati afro 90 minuta. E megjithatë, trajneri nuk ka pasur kritika për lojtarët. Ai i ka përgëzuar për atë që kanë dhënë në fushë, ndërsa merakun e vetëm e kishte me gjykimin. Tekniku pretendon se u janë mohuar dy penallti për çdo pjesë, ndaj Qarrit dhe Diamantit. Atë që e tha për mediat, e ka përsëritur edhe para grupit dje: “Ishte gjykim skandaloz dhe tendencioz në Cërrik”. Gjithsesi, ka kërkuar që lojtarët të mbledhin forcat për kthesën.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"