Nuk kishte ndodhur asnjëherë në karrierën e tij, Çalhanoglu arrin statistikën e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 13:39

Nuk kishte ndodhur asnjëherë në karrierën e tij, Çalhanoglu arrin statistikën e veçantë

Interi arriti të korrte një sukses të rëndësishëm mbrëmjen e djeshme ndaj Venecias, ku zikaltërit triumfuan me rezultatin 0-2 në transfertë, falë golave të Hakan Çalhanoglusë dhe penalltisë së shndërruar në gol nga Lautaro Martinez në sekondat e fundit të lojës.

CALHANOGLU

Një ndër më të mirët në fushën e blertë ishte pikërisht Hakan Çalhanoglu, i cili mbrëmë ka arritur një statistikë të veçantë në karrierën e tij futbollistike.

Sipas faqes së njohur të statistikave, “OPTA Paolo”, mesfushori turk ka shënuar në tre ndeshje radhazi në kampionat që nuk kishte ndodhur asnjëherë në karrierë gjatë aventurave të tij në Serinë A dhe Bundesligën gjermane.

Një rekord që tregon se 27-vjeçari aktualisht po kalon një moment të mirë me fanellën zikaltër.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"