Nuk kanë gjetur hapësira te Vllaznia, klubi i Kategorisë së Parë tenton të “rrëmbejë” 3 shkodranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2021 | 9:48

Nuk kanë gjetur hapësira te Vllaznia, klubi i Kategorisë së Parë tenton të “rrëmbejë” 3 shkodranë

Apolonia nuk heq dorë nga të rinjtë. Edhe gjatë kësaj merkatoje verore duket se fierakët nuk do të heqin dorë nga filozofia e tyre: promovimi i elementit të perspektivës. Vëmendja e klubit këtë herë është zhvendosur në Veri, më konkretisht në “djepin” e futbollit, Shkodër. Bardhejeshilët kanë shfaqur interes për 3 lojtarë të Vllaznisë, të cilët nuk kanë gjetur hapësira tek ekipi i parë. Bëhet fjalë për dy mbrojtës dhe një mesfushor, konkretisht Geralb Smajli, Klejdi Paloka dhe Uheid Hoxha. Dy të parët nuk janë as pjesë e fazës përgatitore në Serbi, ndërsa i treti po.

geralb smajli

SMAJLI – Geralb Smajli është i pari në listë. Lojtari i lindur më 16 maj 2002 mund të luajë në repartin defensiv, por edhe në mesfushë. Është produkt i akademisë Vllaznia dhe aktivizua me U19 të Shkëndijës së Tiranës dhe Vllaznisë. Ai gjithashtu është pjesë e Kombëtares U20, ku ka marrë 134 minuta në dy ndeshje.

klejdi paloka

KLEJDI PALOKA – I dyti është Klejdi Paloka i datëlindjes 10 maj 2002. Është një mbrojtës që ka spikatur te të rinjtë e Vllaznisë, por nuk ka pranuar të nënshkruajë për ekipin e parë, pasi kërkon që të ketë sa më shumë aktivizime në fushë dhe Apolonia është një skuadër që mund t’i mundësojë. Edhe Paloka është pjesë e Kombëtares shqiptare U-20.

uheid hoxha

UHEID HOXHA – I treti është Uheid Hoxha, mesfushor teknik i datëlindjes 2000. Bëri një paraqitje të shkëlqyer me Besën para dy edicionesh, ndërsa vjet me Vllazninë nuk e preku asnjë minutë fushë. Nëse do të realizohej marrëveshja me 3 futbollistët e mësipërm, atëherë Apolonia do të krijonte “koloni” shkodrane, pasi në radhët e fierakëve luan edhe mbrojtësi Serjan Repaj.

BUJAR RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"