“Nuk ia fal asnjëherë vetes ato raste”, Rrapaj zbulon porositë e Shehit për derbin: Që të jemi zemërluanë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 22:38

“Nuk ia fal asnjëherë vetes ato raste”, Rrapaj zbulon porositë e Shehit për derbin: Që të jemi zemërluanë dhe…

Arinaldo Rrapaj ishte protagonist me një asist në fitoren 2-1 të Partizanit në derbin ndaj Tiranës. Por mesfushori qan rastet që ka humbur para portës, pasi mendon se një gol i tij do ta kishte bërë edhe më të bukur suksesin e të kuqve.

bandicam 2024-02-16 21-43-29-811

“Ndjehem shumë mirë, e kuptoj që kanë qenë pak këto momentet, jo që do largohem apo nuk do isha pjesë e ekipit. Por për momentin që nuk ka pasur asnjë gjë konkrete, unë jap maksimumin në çdo stërvitje e çdo ndeshje, si çdo futbollist. Ndjehem mirë, shyqyr që kaluam këtë moment të keq, se derbi është derbi, morëm këto tre pikë dhe të shohim përpara.

Shpërdorova 2-3 raste sot që nuk ia fal asnjëherë vetes ato. Por rëndësi ka që në fund fitoi ekipi, do të më vinte mirë të kontribuoja edhe unë me gol, por rëndësi ka ekipi.

Ishte një asist i bukur, do isha më i lumtur nëse shënoja. Por më bëhet qejfi që asistova Carën, ai pat një finalizim të mirë.

Çfarë tha Shehi para derbit? Që të jemi të qetë në mendje dhe zemërluanë në fushë, që të mos dorëzohemi asnjëherë në çdo dyluftim, që të fitojmë dhe japim zemrën në fushë. I përgëzoj çunat për këtë”, tha Rrapaj për “MCN” pas përfundimit të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"