Nuk e ka mendjen te “Final 4”, trajneri i Tiranës: Të mundim durrsakët dhe të kapim… Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 13:40

Nuk e ka mendjen te “Final 4”, trajneri i Tiranës: Të mundim durrsakët dhe të kapim… Skënderbeun

Në fund të ndeshjes me Dinamon, trajneri i Tiranës, Erbim Fagu pranoi se nuk e ka mendjen te “Final 4”, por te Teuta dhe kalimi i Skënderbeut. Në një prononcim për “Panorama Sport”, numri një i pankinës bardheblu analizoi sfidën me blutë dhe vuri “piketa” të qarta për skuadrën e tij.

FAGU

“Fitorja me Dinamon ishte e rëndësishme pas disa rezultateve jo të kënaqshme. Tri pikët që morëm janë të rëndësishme si për vazhdimësinë dhe renditjen. Më shqetëson fakti që na bazuan dhe që humbëm rastet për golin e tretë. E kishim takimin nën kontroll, por në momente mos prezence na goditën. Ajo që më ngroh është fakti që reaguam sërish dhe shënuam golin e tretë dhe të fitores. Për mua është shumë e rëndësishme sfida me Teutën. Nuk mund të mendojmë ende për ‘Final 4’-in, pasi kemi ndeshjen e radhës me durrsakët dhe duhet të kapim Skënderbeun që është mbi ne. Me rikthimin e Najdovskit, skuadra është më e plotë. Jemi grup i konsoliduar. Edhe të rinjtë nuk janë më të tillë. Janë lojtarë me vlera që do të na ndihmojnë për sprintin final të kampionatit”, tha Erbim Fagu. Tirana mori fitoren e parë në drejtimin e tij kundër Dinamos në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"