“Nuk e di pse tifozët kundërshtarë më urrejnë”, Xhek Grilish: Edhe mamaja më pyet: “Pse të vërshëllejnë?”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 17:20

“Nuk e di pse tifozët kundërshtarë më urrejnë”, Xhek Grilish: Edhe mamaja më pyet: “Pse të vërshëllejnë?”

Xhek Grilish është një hero në mesin e ti fozëve të Mançester Sitit, por në çdo ndeshje në transfertë ai është vërshëllyer nga tifozët kundërshtarë. Mesfushori tashmë ka dhënë mendimin e tij për kontestimet e rivalëve, duke shtuar ky fenomen shqetëson edhe nënën e tij.

grilish

28-vjeçari u transferua te Siti në vitin 2021 për 100 milionë paund, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë britanik në atë kohë. Ylli i lindur në Birmingam përjetoi një sezon të vështirë pas një serie të tmerrshme lëndimesh muajt e fundit. Tifozët e Sitit shijuan rikthimin e tij në fushë në barazimin me Arsenalin, por kur anglezi luan në stadiumet jashtë fushe, ai është në shënjestër të sulmeve dhe në një intervistë ekskluzive për sajtin e klubit të tij ai tha se nuk e di përsenë.

“Unë mendoj gjithmonë për këtë. Gjithmonë pyes veten, ‘Pse më vërshëllejnë?’. Edhe mamaja ime gjithmonë më pyet gjithmonë për këtë. Por në fakt nuk e di pse ndodh. Në çdo fushë në transfertë që shkoj tani, më kontestojnë dhe nuk jam plotësisht i sigurt pse është kështu. Thjesht duhet të përpiqem ta marr si diçka pozitive ose një kompliment”. Dhe mënyra më e mirë e tij për të heshtur rivalët, është t’u tregojë atyre trofetë e fituar. Që prej transferimit nga Aston Vila ai ka fituar 6 të tillë, me tripletën e sezonit të shkuar, të cilën do kërkojë ta përsërisë edhe këtë sezon. Megjithatë, për shumë njerëz Grilish shihet si një hero, veçanërisht nga motra e tij më e vogël, Holli, e cila ka lindur me paralizë cerebrale.

I pyetur nëse ai është heroi i saj, Grilish tha: “Mendoj se ndoshta jam. Por edhe ajo mërzitet me mua, sepse unë gjithmonë e ngacmoj. E dua pafundësisht dhe jemi me shumë fat që e kemi sepse kur lindi, na thanë se nuk do të ishte në gjendje të bënte shumë gjëra, si të fliste dhe të ecte, por për fat ajo mund t’i bëjë të gjitha tani”. Mesfushori tregoi se si ai ka qenë gjithmonë i rrethuar nga njerëz me aftësi të kufizuara. “Mendoj se është pak më e lehtë për mua, sepse kam qenë gjithmonë pranë motrës sime që është me aftësi të kufizuara të rënda. Është e rëndësishme t’u tregojmë atyre shumë dashuri dhe t’i trajtojmë vërtet mirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"