Nuk e bënte as legjenda Batistuta, Vlahoviç vendos rekord me Fiorentinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 20:36

Nuk e bënte as legjenda Batistuta, Vlahoviç vendos rekord me Fiorentinën

Fiorentina humbi ndaj Empolit në transfertë me rezultatin 2-1. Për vjollcët në këtë ndeshje shënoi përsëri Dushan Vlahoviç. Me golin e realizuar 21 vjeçari hyri në historinë e klubit.

VLAHOVIC

Me golin ndaj Empolit, Vlahoviç shënoi golin e 28 për këtë vit kalendarik. Ky është një rekord i ri për klubin pasi ai bëhet lojtari që ka shënuar më shumë gola. Bomberi kaloi Kërt Hamrin, i cili shënonte 27 gola në vitin 1960. Këtë rekord nuk e arriti dot as legjenda Gabriel Batistuta, i cli njihej nga të gjithë si “Batigol”.

Dushan Vlahoviç po shkruan emrin e tij me gërma të arta në historinë e Fiorentinës  dhe nuk është çudi që shumë skuadra të mëdha janë vënë në ndjekje të sulmuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"