“Nuk do jem më pjesë e Flamurtarit”, një tjetër lojtar njofton largimin nga skuadra vlonjate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 11:28

“Nuk do jem më pjesë e Flamurtarit”, një tjetër lojtar njofton largimin nga skuadra vlonjate

Kreshnik Nebihu i jep fund aventurës me Flamurtarin. Kosovari ka tërhequr letrat nga klubi, ndërsa “divorcin” e ka konfirmuar edhe vetë përmes një statusi në “Facebook”.

E77BB423-8CAA-4946-9ADA-B530D6AD0D16

“Me anë të këtij postimi dua t’ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e KF Flamurtari Vlorë. Desha të falënderoj kryesinë, stafin teknik, bashkëlojtarët për përkrahjen e madhe gjatë tërë vitit.

Me respekt KN2″, shkruante kosovari. Me shumë mundësi, Kreshnik Nebihu do ta vazhdojë aventurën sezonin e ri në vendlindje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"