Një vend për në Superiore, ja ku dhe kur do të luhet sfida midis Egnatias dhe Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 16:28

Një vend për në Superiore, ja ku dhe kur do të luhet sfida midis Egnatias dhe Korabit

Shuhet edhe një tjetër dilemë. Korabi likuidoi Apoloninë, duke e mundur me shifrat 3-2 në “Niko Dovana” dhe zyrtarisht fiton të drejtën që të luajë finalen e madhe të “play off”-it.

egnatia-korabi

Dibranët do të diskutojnë ngjitjen në elitë kundër Egnatias, vendi i 8-të i “Abissnet Superiore”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës më 31 maj, prej orës 17:00. Fituesi i kësaj ndeshjeje merr pjesë në Superiore për sezonin 2022-2023, ndërsa humbësi në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"