Një tjetër sezon pa VAR në Premier Ligë, por në stol zbresin teknologjia dhe kartonët

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 10, 2018 | 10:18

Një tjetër sezon pa VAR në Premier Ligë, por në stol zbresin teknologjia dhe kartonët

Edhe këtë sezon Premier Liga do të funksionojë pa VAR. Klubet kanë votuar që teknologjia të vazhdojë të eksperimentohet edhe për një tjetër vit vetëm në kupat kombëtare. Por teknologjia nuk do të mungojë në stol. Sepse trajnerët do të lejohen për herë të parë që të përdorin telefonat dhe tabletat për të riparë episodet e ndeshjes.

siti

Rregulli i komunikimit elektronik lejohej në Premier Ligë vetëm kur kishte të bënte me shëndetin dhe sigurinë e futbollistëve, por tani trajnerët do të kenë mundësi që ta përdorin teknologjinë për të riparë incidentet e dyshimta dhe analizuar lojën e futbollistëve, për të bërë më pas ndryshime taktike apo zëvendësime. Trajnerët mund t’ua tregojnë videot asistentëve të tyre dhe lojtarëve të stolit. Por, ata nuk do të kenë të drejtë për t’ua përcjellë ato futbollistëve në fushë. Atyre nuk do t’u lejohet gjithashtu që të përballen me arbitrat, duke u treguar videot për vendimet e tyre të gabuara apo ato që mund t’u kenë shpëtuar.

siti

Çdo trajner që do guxojë ta bëjë këtë, do t’i tregohet kartoni i kuq. Meqë jemi te kartonët, këtë vit ka hyrë në fuqi edhe ndëshkimi i tyre me të njëjtin sistem si futbollistët (kartonë të verdhë dhe të kuq). Kartoni i verdhë do t’u tregohet trajnerëve në rastet kur godasin shishet e ujit, hyjnë në zonën kundërshtare, vonojnë lojën, apo duartrokasin arbitrin me ironi. Katër kartonë të verdhë në të gjitha kompeticionet janë një ndeshje pezullim, 8 dënohen me dy, 12 me tre dhe më shumë se 16 e vendosin nën hetim disiplinor.






www.minuta90.com