Një rus për gjysmëfinalen e Milanos, ja cili do të vendosi drejtësi në sfidën Itali-Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2021 | 11:48

Një rus për gjysmëfinalen e Milanos, ja cili do të vendosi drejtësi në sfidën Itali-Spanjë

UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtarët që do të drejtojnë sfidën e parë gjysmëfinale në Ligën e Kombeve mes Italisë dhe Spanjës. Takimi do të luhet nesër në mbrëmje në “San Siro” dhe do të drejtohet nga një treshe ruse me në krye Sergei Karasev.

SERGEI KARASAEV 1]

UEFA ka zgjedhur t’ia besojë 42-vjeçarit nga Moska këtë takim mjaft të rëndësishëm. Karasev ka drejtuar shumë ndeshje në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë takime në Kampionatin Botëror në vitin 2014 në Brazil, në Europianin e vitit 2016 dhe atë të vitit 2020 (2021 në fakt), si dhe në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro 2016.

Ndihmës të tij do të jenë Igor Demshenko dhe Maksim Gavrilin. Në VAR do të jetë holandezi Pol van Bekel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"