Një rumun vendos drejtësi në sfidën Itali-Uells/ Kapiteni Kielini: Dëmtimi, fat që e zbulova shpejt! Ja kur do të jem gati…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 15:31

Një rumun vendos drejtësi në sfidën Itali-Uells/ Kapiteni Kielini: Dëmtimi, fat që e zbulova shpejt! Ja kur do të jem gati…

Rumuni Ovidiu Hategan do të vendosë drejtësi në sfidën e tretë që Italia do të luajë ndaj Uellsit, përballja e fundit për Grupin A. Ndihmës të tij në këtë ndeshje do të jenë Radu Ginguleac dhe Sebastian Xhorxh.

Gjyqtari

Gjyqtar i katërt i ndeshjes do të jetë izraeliti Orel Gringfild. Në sistemin VAR, polaku Pauel Gil, nën asistencën e francezit Fransua Leteksler dhe Benzhamë Pazh dhe holandezi Van Boekel.

Xhorxho Kielini pritet që të jetë i gatshëm për trajnerin Mançini dhe Italinë në ndeshjen e parë pas fazës së grupeve. Kapiteni la fushën në mes të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Zvicrës, për disa shqetësime muskulore.

Kapiteni Kielini

“Isha me fat që e zbulova menjëherë çfarë kisha dhe dola direkt, pasi mund të ishte më e rrezikshme nëse do të rëndohej ende gjendja. Do të jem gati për sfidën pas Uellsit, pas grupeve”, ka deklaruar Kielini që po rikuperohet për fazën më të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"