Një rival më pak për Brojën te Çelsi, sulmuesi zyrtarizohet në klubin e njohur francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2023 | 19:25

Një rival më pak për Brojën te Çelsi, sulmuesi zyrtarizohet në klubin e njohur francez

Pierr Emerik Obamejng i ka dhënë lamtumirën përfundimisht Çelsit dhe askush nuk kishte dyshime për këtë. Sulmuesi nga Gaboni nuk arriti të jepte atë që pritej prej tij te blutë dhe kështu palët kanë mbyllur para kohës aventurën mes tyre, ndonëse ai kishte kontratë deri në fundin e sezonit të ardhshëm.

ddddddddd

Obamejang është zyrtarizuar sot si sulmuesi më i ri i klubit të Olimpik Marsejës në Francë, ku ka firmosur për tre vitet e ardhshme. Futbollisti 34-vjeçar ka hedhur firmën në kontratën që e lidh me këtë ekip deri në verën e vitit 2026, praktikisht duke vendosur të mbyllë karrierën në klubin legjendar.

Largimi i Obamejang i jep më shumë shanse Brojës për të pasur minuta në radhët e Çelsit, gjithmonë nëse mbetet pjesë e bluve, pasi skuadra londineze tashmë ka më pak alternativa në repartin e avancuar të saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"