“Një kulturë tjetër do të ishte interesante”, titullari i Bajernit jep sinjale largimi nga bavarezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2020 | 23:15

“Një kulturë tjetër do të ishte interesante”, titullari i Bajernit jep sinjale largimi nga bavarezët

Mbrojtësi i Bajernit, Zherome Boateng i mban të gjitha opsionet të hapura kur bëhet fjalë për të ardhmen e tij sportive. Zgjatja e kontratës me kampionët e Gjermanisë dhe një largim jashtë vendit janë sigurisht mundësi për 32-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2021.
jerome-boateng-bayern-munich-07112018_1n39zmurvsagz1tmcthfiuqk9q
“Unë mund ta imagjinoj,” tha Boateng në “Kicker” me synimin për një zgjatje të mundshme të kontratës. “Fëmijët e mi ndihen mirë këtu këtu. Me trajnerin Hansi Flik kam një mardhënie të mirë, stërvitjet me të janë gjithmonë një argëtim. Së bashku fituam gjithçka”, tha ish-kampioni i Botës me Gjermaninë.

Nën drejtimin e trajnerit Flik, Zherom u bë një lojtar i rregullt në formacionin e Bajernit dhe një interpretues i lartë në mbrojtjen e Mynihut. Pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit dhe përpjekjeve të përsëritura për të ndryshuar gjërat në të kaluarën e afërt, Boateng ndihet përsëri i rëndësishëm.

“Në fund, unë jam i lumtur që jam akoma me pjesë e Bajernit. Po e shijoj përsëri futbollin “, tha ai.

Pas më shumë se 10 sezonesh me Bajernin gjermani mund t’i thotë lamtumirë Mynihut. Boateng nuk përjashton një aventurë të re.

“Një kulturë tjetër do të ishte interesante. Më pëlqen të mësoj gjëra të reja dhe nuk kam pse të jem gjithmonë në të njëjtin vend. SHBA, Azi apo ndonjë vend tjetër evropian, do ta shohim. Por nuk ka asnjë arsye për të shpejtuar “, tha Boateng.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"