Një brazilian për mbrojtjen e Vllaznisë? Futbollisti shfaqet në stërvitjen me kuqeblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2024 | 13:12

Një brazilian për mbrojtjen e Vllaznisë? Futbollisti shfaqet në stërvitjen me kuqeblutë

Vllaznia është e fokusuar tek merkatoja duke kërkuar përforcime në repartet për të cilat ka nevojë skuadra.

532

Pikërisht për këtë arsye, sot në stërvitje me kuqeblutë ka qenë edhe një emër i ri.

Bëhet fjalë për brazilianin Andrej Almeida. Ai luan në rolin e mbrojtësit të majtë dhe kohët e fundit ka luajtur në Maqedoninë e Veriut me ekipin Makedonija.

Ende nuk është e qartë nëse është në provë te Vllaznia, apo ka ardhur për të firmosur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"