Nica ka optimizëm: Hap i madh për Kastriotin, tani nuk i kemi sytë vetëm te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 16:06

Nica ka optimizëm: Hap i madh për Kastriotin, tani nuk i kemi sytë vetëm te Tirana

Trajneri i Kastrotit, Stavri Nica, foli për Supersport pas fitores së thellë ndaj Kamzës dhe deklaroi:

nica

Bëtë lojë të bukur. A është kjo kthesa e sezonit?

Unë mendoj se ky është një hap i mirë për ne, sepse kur bën lojë dhe merr edhe pikët, vjen edhe qetësia për të ekzekutuar akoma më mirë, detyrat e veta çdo lojtar.

Jeni trajner me eksperiencë. Sot shënuat 3 gola. Jeni të kënaqur që shënuat, apo që nuk pësuat sot?

Sigurisht, e drejtë. Sot u treguam pragmatistë, për të qenë të sigurt dhe Domgjoni e kaluam pak para mbrojtjes, kontrollonte edhe lëvizjet e Plakut. Neutralizuam manovrat e sulmit kundërshtar. U organizuam dhe sulmuam shpejt. Ia arritëm kësaj ideje.

Domgjoni ishte i lidhur me Plakun. Shehi në qendër mbrojtje, dhe Ymeraj nuk ishte përdorur shumë nga Plori, tani e aktivizoni. Do vazhdoni kështu, apo ishte vetëm për Kamzën?

Formacioni është afërsisht ky, nuk kam qejf të lëviz shumë në skema. Dua të mekanizoj lëvizjet e lojtarëve në mbrojtje, në zotërimin e topit. Të jemi edhe më goditës në sulm.

Mbijetesa luhet mes Kamzës dhe Tiranës. Kamzën e mundët, a keni mundësi të lini pas edhe Tiranën?

Ndeshje ka shumë, nuk duhet menduar vetëm Tirana, por të gjitha. Sepse, atje ku nuk e pret, merren pikët. Duhet që karikimi dhe mobilizimi në stërvitje të jetë i madh. Janë shumë faktorë për të arritur për tu konsoliduar për të mbijetuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"