Ngjitja në Serinë A, Benevento e Inzagit pa frena. Piketon 3 afrime të bujshme në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 23:54

Ngjitja në Serinë A, Benevento e Inzagit pa frena. Piketon 3 afrime të bujshme në merkato

Pasi siguroi ngjitjen në Serinë A, Benevento e Pipo Inzagit është hedhur fuqishëm në merkato. Loik Remi ishte i afruari i parë në radhët e skuadrës italiane, ndërkohë që së fundmi në mediat italiane janë duke qarkulluar 3 emra të bujshëm, si kandidatë të mundshëm për t’u bashkuar me klubin verdhekuq.

Pipo Inzagi Benevento

Bëhet fjalë për mbrojtësin Kamil Glik, mesfushorin Obi Mikel si dhe sulmuesin Iturbe. Të 3 këta futbollistë me eksperiencë që mund ta ndihmojnë skuadrën e Beneventos në realizimin e objektivave për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"