Nga thumbimet për Sormanin te “flirti” me trajnerët shqiptarë, Olsi Rama: Eksperimenti italian i dështuar, nuk e përjashtoj pistën… Skënder Gega

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 20:34

Nga thumbimet për Sormanin te “flirti” me trajnerët shqiptarë, Olsi Rama: Eksperimenti italian i dështuar, nuk e përjashtoj pistën… Skënder Gega

Drejtori i përgjithshëm i Partizani, Olsi Rama, foli për herë të parë në lidhje me largimin e Adolfo Sormanit nga stoli i kuq, teksa nuk i kurseu thumbat për italianin. Në një prononcim për “Top Channel”, Rama e ka quajtur të dështuar eksperimëentin me trajnerët italian, teksa i ka hedhur sytë nga tregu vendas.

oLSI RAMA

Çfarë ndodhi realisht ditën e derbit? 

Ditën e mërkurë stërvitja u krye normalisht dhe në darkë u krye dhe marrja e tamponëve. Ditën e enjte stërvitja u shty tre herë, u zhvillua në orën 21:30 dhe i pyetëm futbollistët si ndiheshin, i matëm dhe temperaturën ata ishin në gjendje optimale dhe vendosëm të kryenim stërvitjen, seancë në të cilën stafi nuk mori pjesë pa komunikuar me drejtuesit, duhet ta them këtë gjë. Ditën e premte u munduam të vendosnim kontakte, por përsëri nuk pati kontakt me drejtuesit.

Vendimi për të qëndruar vetë në stol. Çfarë ndodhi pasi përfundoi ndeshja?

Zgjedhja për të qenë në stol ishte për ti qëndruar pranë ekipit, më mbrapa ishte i parikuperueshëm raporti me stafin teknik kështu që u gjet mënyra të ndaheshin rrugët tona.

Traineri ka deklaruar në mediat italiane se ndërprerja e kontratës ka qenë me konsensus nga të dy palët. Si qëndron e vërteta?

Në qoftë se Sormani do të vinte në derën e Partizanit, do të isha unë i pari që do t’i thoja që një kapiteni i anijes që e lë anijen të mbytet dhe del në breg nuk ka më moralin që të jetë kapiteni i kësaj anije.

Mori shpërblimin për sa i përket punës që kishte bërë deri në këto momente. I premë biletën për të ikur në Itali. Me pak ngacmim do të thoja, në qoftë se do të kishte pasur kaq frikë nga Pandemia duhet të kishte ndenjur në Shqipëri, të kishte bërë 14 ditët e karantinës dhe më pas të shkonte pranë familjarëve në Itali, ai dhe stafi i vetë.  Kemi menduar të shikojmë se kush janë opsionet. Të shikojmë brenda realitetit shqiptar.

Kur thoni se traineri do të jetë shqiptar, a ka gjasa për një rikthim të Skënder Geges?

Skënder Gega ka lënë përshtypje të mira. Është trajneri me të cilin Partizani doli kampion. Nuk përjashtoj asnjë pistë. Të gjitha zgjedhjet që bëhen te Partizani janë zgjedhje të presidentit dhe drejtorit. Për momentin, eksperimenti italian është i dështuar. Nuk besoj se do të ketë afrime prej andej”, u shpreh Olsi Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"