Nga “shqiponja” e Botërorit deri te tensionet politike, ja pse Shaqiri mund të mos udhëtojë në Serbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 9:59

Nga “shqiponja” e Botërorit deri te tensionet politike, ja pse Shaqiri mund të mos udhëtojë në Serbi

Liverpuli do të luajë një ndeshje të vështirë përballë Cërvenës së Zvezdës në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në ekipin e Jurgen Klop ndodhet dhe lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri i cili nuk është aspak i preferuar në Serbi. Ndërkohë një artikull të plotë kushtuar kësaj çështjeje i ka kushtuar edhe “Goal.com”.

shaqiriok

Botërori – Xherdan Shaqiri u vendos në qendër të polemikave në Botëror teksa festoi me “shqiponjë” golin që i shënoi Serbisë, duke shprehur kështu simpatinë për shqiponjën që ndodhet në flamurin e Shqipërisë. Ky festim u cilësua si një gjest i zjarrtë politik.

Serbi-Kosovë – Tensionet midis këtyre dy shteteve mbeten të larta dhe Shaqiri rrezikoi një pezullim për shkak të festimit të tij. Mbi Liverpul që ka rënë në Grupin C të Ligës së Kampionëve me ekipin serb të Cërvenës së Zvezdës, pyetjet për aktivizimin ose mos udhëtimin e tij drejt Serbisë janë të shumta.

Festimi në Botëror – Shenja e “shqiponjës” që bëri Shaqiri, ishte një aluzion ndaj dështimit të Serbisë për të njohur vendlindjen e tij si shtet i pavarur dhe u interpretua si një deklaratë e hapur politike. Pavarësisht se Kosova është njohur edhe nga UEFA dhe nga FIFA, Serbia nuk e ka bërë ende këtë hap dhe as që ka ndërmend ta bëjë.

Flamuri i Kosovës te këpucët – Gjatë  Kupës së Botës, Shaqiri mbante gjithashtu një palë këpucë të ku dukej flamuri zviceran dhe ai kosovar. “Unë nuk dua të flas për këtë” – u tha Shaqiri gazetarëve kur e pyetën në lidhje me këtë temë. Në futboll ju keni gjithmonë emocione. Mund të shihni se çfarë kam bërë, kam emocione. Unë jam i lumtur që e shënoj këtë gol. Nuk duhet të flasim për këtë tani”.

granit-xhaka-switzerland-serbia-world-cup-2018_11tgv0zwq4kg3136x64qn1r6dd

Granit Xhaka – Edhe Granit Xhaka, shoku i Shaqirit te Zvicra ka festuar me “shqiponjë” në ndeshjen me Serbinë në Botëror. Përveç kësaj edhe vëllai i tij, Taulant Xhaka luan për ekipin Kombëtar të Shqipërisë. Nga ana tjetër edhe mbrojtësi Stefan Lihtshtajner ka mbështetur dy lojtarët me origjinë shqiptare.

Rreziku në Beograd – Ndeshja me Cërvenën e Zvezdës mund të jetë me rrezik për Shaqirin. Ndoshta edhe Liverpuli mund të marrë masa për këtë duke mos e grumbulluar lojtarin për atë ndeshje. Kjo do të shërbente në të mirë të lojtarit, pasi tensionet politike dhe pritja potencialisht e rënduar mund të jetë një faktor i rrezikshëm.

Presioni ndaj Shaqirit – Por lufta vazhdon edhe në media ku drejtori sportiv i Crvenës së Zvezdës tha se: “Shaqiri do t’i nënshtrohet një presioni të jashtëzakonshëm psikologjik”. Nuk e di nëse do të jetë i gatshëm të luajë në Serbi, në këto kushte, kështu që dyshoj se do të vijë. – u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"