Nga Naftëtari, Turbina, Tërbuni dhe Gramshi. Lajme shkurt nga Kategoria e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 20:14

Nga Naftëtari, Turbina, Tërbuni dhe Gramshi. Lajme shkurt nga Kategoria e Dytë

Naftëtari ka qenë pushim javën e shkuar, megjithatë ekipi ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

kategoria-e-dyte

Sa i përket sfidës së ditës së shtunë kundër Valbonës në stadiumin “Bashkim Sulejmani”, kapiteni  Erion Kajo tha: “Kemi siguruar mbijetesën dhe tani jemi më të qetë. Do të respektojmë kampionatin deri në fund. Në ndeshjen e radhës me Valbonën, e fundit për ne në shtëpi, do të kërkojë me insistim fitoren”.

TURBINA

Turbina u mund në ndeshjen e fundit në Maliq. , ku nuk ia ka dalë të arrijë te rezultati pozitiv. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori 16-vjeçar, Nino Hoxholli, u shpreh: “Na vjen keq që nuk morëm të paktën një pikë në Maliq. Shënova dy gola të bukur në këtë sfidë dhe për këtë jam shumë i lumtur. Nuk do të ndalem këtu, shpresoj të shënoj dhe në takimin e radhës me Orikun në Cërrik dhe të mos e diskutojmë fitoren”.

TËRBUNI

Tërbuni mori një fitore me shumë vlerë kundër Veleçikut dhe mban vendin e katërt. Trajneri Sinan Bardhi për “Panorama Sport” deklaroi: “Në sfidën me Besëlidhjen ishim shumë pranë fitores, por morëm një barazim. Na kanë mbetur dy takime për t’u luajtur, i radhës me Sopotin. Jemi të përqendruar dhe e kemi vlerësuar takimin. Do të hyjmë në fushë për tri pikët. Duhet t’i mbyllim me sukses këto takime dhe të mendojmë për ‘play off’-in me Ilirinë”.

GRAMSHI

Gramshi më në fund ka dalë nga ngërçi i humbjeve duke fituar në shtëpi kundër Murlanit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mbrojtësi Gjyrkan Shehi tha: “Morëm një triumf mëse të merituar, ku unë shënova njërin nga dy golat. Më vjen mirë për këtë dhe golin ua dedikoj tifozëve gramshak. Tani na pret transferta e vështirë në Lezhë. Nuk do të shkojmë për turizëm, por për të marrë pikë dhe shpresojmë që t’ia arrijmë qëllimit”.

A.ÇEPANI/ M.MIRAKA/ G.PEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"