Nga “Joga Bonito” te “deklasimi”, mediat ruse masakrojnë Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2016 | 22:08

Nga “Joga Bonito” te “deklasimi”, mediat ruse masakrojnë Partizanin

Mediat ruse janë treguar të pamëshirshme me Partizanin pas humbjes në fushën e Krasnodar. Vlerësimet për ekipin rus janë kthyer njëkohësisht në përbuzje të skuadrës shqiptare, e cila sipas tyre kishte plotësuar parashikimin duke u mundur thellë në këtë sfidë.

Capture

Ja disa nga titujt dhe komentet e portaleve ruse

sport-express.ru: Joga Bonito nga Krasnodari, “demat” mundën Partizanin

kremlinpress.ru: Krasnodar shqyen Partizanin shqiptar me rezultatin 4-0

football.kulichki.net: Krasnodari shtyp Partizanin. Asnjë vështirësi për skuadrën e Kononov që kthen në formalitet ndeshjen e kthimit.

ianews.ru: Krasnodari deklason Partizani. Ndeshja u zgjidh që në pjesën e parë.

izvestia.ru: Krasnodari fiton thellë në shtëpi ndaj Partizanit. Klubi rus thuajse ka siguruar fazën në grupe të Ligës së Europës.

vesti.ru: Krasnodari mbyll gjithçka me Partizanin. Fitoi 4-0 ndeshjen ndaj rivalëve dhe virtualisht është i kualifikuar në fazën në grupe të Europa League.

kubantv.ru: Krasnodar shkatërron shqiptarët.

bloknot.ru: Krasnodar fiton pa ndeshur rezistencë ndaj rivalëve të Partizanit. Në fakt, nuk kishte ndonjë guximtar i cili ishte gati të vinte bast për ekipin modest nga Tirana. Kualifikimi në turin tjetër është thuajse 100% i sigurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"